iPhone

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max mund të kenë një kornizë titani

Një tjetër rrjedhje e iPhone 15 sugjeron që modelet e iPhone 15 Pro do të bëhen prej titani në vend të çelikut inox.

Kjo do ta bëjë iPhone 15 Pro dhe “vëllain më të madh” iPhone 15 Pro Max më të lehtë se paraardhësit e tyre pasi titani është më i lehtë se çeliku inox.

Sipas thashethemeve, iPhone 15 Pro do të peshojë 188 gram, që është 18 gram më i lehtë se iPhone 14 Pro, i cili peshon 206 gram.

Sa i përket iPhone 15 Pro Max, thashethemet thonë se do të peshojë 221 gram, që është 19 gram më pak se iPhone 14 Pro Max.