iPhone 11 Pro Max ka 23% më shumë kapacitet baterie sesa iPhone 11 Pro

Kur kontrolloni specikat teknike të iPhone 11 në uebsajtin e Apple, nuk e gjeni dot informacionin specifik të memories RAM dhe kapacitetit të baterisë.

Këto janë informacione të cilat zakonisht i mësojmë kur njerëzit fillojnë të marrin modelet e para në duar.

Megjithatë dokumentet e dërguar pranë autoriteteve Kineze përvetësuar nga MacRumors dhe 9to5Mac mund tu japin një ide rreth asaj çfarë mund të prisni.

Konkretisht iPhone 11 Pro Max vjen me një bateri 3,969 mAh dhe 4GB RAM. Kështu bateria e modelit më të shtrenjtë është 1,000 mAh më shumë sesa iPhone XR, 1,311 mAh më shumë sesa iPhone XS dhe 800 mAh më shumë sesa iPhone XS Max.

Gjithashtu është 859 mAh më shumë sesa iPhone 11 i cili ka vetëm 3,110 mAh dhe 4GB RAM. Sakaq iPhone 11 Pro ka të njëjtën sasi RAM dhe bateri 3,046 mAh.

Kjo shpjegon çdo gjë dhe pse Apple premtoi 5 orë më shumë jetëgjatësi baterie sesa iPhone XS Max ndërsa modeli Pro 4 orë më shumë sesa iPhone XS.

Disa analistë kanë konfirmuar jetëgjatësinë fantastike të baterisë megjithatë më shumë do të mësojmë kur telefonët ti marrim në duar. Sipas testimeve paraprake iPhone 11 Pro kishte një jetëgjatësi baterie prej 12 orësh me një karikim të vetëm ndërsa Pro Max mes 13 dhe 14 orë. Sakaq iPhone XS kishte vetëm 9 orë jetëgjatësi baterie.

loading…