Inxhinieri shqiptar që punoi në projektin e Hummerit elektronik në SHBA

Nuk është vetura zyrtare me të cilën lëviz si president. Por, presidenti amerikan Joe Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit Hummer EV me 2 motorë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë. Bidenit duket se i pëlqeu fuqia e makinës.

E punën më të rëndësishme në projektimin e kësaj makine e kishte bërë një shqiptar, i cili kishte emigruar në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga shumë inxhinierë, shqiptari nga Vlora, Gjergji Shaska ishte përgjegjësi i finalizimit të këtij projekti. Ai tregon për RTK-në, eksperiencën kur presidenti amerikan provoi makinën. “

“Kam qenë prezent, presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”.

Shaskaj thotë se është me fat që ka zgjedhur këtë drejtim dhe që është pjesë e fabrikës General Motors, ndërsa bashkëpunon edhe me vendet tjera të botës.

“Isha me fat që jam futur në këtë fushë por me një rrisk në fillim sepse në qoftë se industria nuk do të vinte në drejtim të makinave elektrike do të ishte e vështir për të gjetur një punë tashmë jam përgjegjës edhe për vendet tjerat si Kina, Izraeli , Italia me grupe të ndryshme në botë”, thotë ai.

Miratimi i ligjit të infrastrukturës nga qeveria amerikane, i cili përfshin edhe ligjin për makinat elektrike, ka bërë që të rritet prodhimi i tyre.

“Këtë ligj përfshihet makinat elektrike është edhe infrastruktura e mbushjes të këtyre makinave do të ndërtohen karikues në parkingje nëpër rrugë që klientët të kenë mundësinë të karikohen në rrugë”, thotë Shaska.

Shqiptari nga Amerika tha për RTK-në se në muajt në vijim do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV, ndërkaq u bëri thirrje të rinjve që ta sfidojnë veten në fushën e inxhinierisë.