Inxhinieri i njohur nga Arbëria i hyn garës për Kuvend Komunal të Prishtinës nga LDK-ja


Krenar Xhaferi, inxhinier me profesion, ka vendosur ta sfidojë vetën në garën për Kuvend Komunal të Prishtinës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Krenari, që është djali i profesor Xhafer Xhaferit, njërit nga themeluesit e LDK-së, ka shkruar në Facebook se do të angazhohet për Prishtinën “qytetit që më dha gjithçka”, duke treguar se qëllimi i tij është përmirësimi i jetës në kryeqytet.

Ky është postimi i plotë i Xhaferit:

Të dashur,
Vendosa të sfidohem. Do t’i hyj garës për Kuvendin Komunal të Prishtinës, qytetit që më dha gjithçka me partinë më të mirë që ka Kosova, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për Prishtinën, nuk do të kursehem asnjëherë, me aq sa di e mundem! Sinqerisht e ballëhapur para Jush do t’i trajtojmë problemet e Prishtinës.
Është herë e parë që po i hyj një gare elektorale. Tani më nevojitet përkrahja e juaj në këtë rrugëtim të përbashkët.

Qëllimi im, është që të kontribuoj me përvojën time, në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore, zgjidhjen e problemeve të kanalizimit fekal dhe atmosferik. Do të angazhohem për atë që të mos kemi probleme gjatë reshjeve, për një ambient të pastër, më shumë gjelbërim, për një model ndryshe të mirëmbajtjes infrastrukturore.

Kur ishim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, bashkë me ish-Ministrin Dr. Lumir Abdixhiku, tani Lider i LDK-së, për aq sa ishim aty, treguam që kemi energji dhe dije për t’i zgjidhur problemet që me vite kishin qenë të pazgjidhura. Ju kujtohet rruga e Veternikut apo gropa e madhe te Albi! Për pak ditë ne i zgjidhëm ato dhe shumë probleme të tjera të grumbulluara me vite. E bëmë një mirëmbajtje rrugore model deri atëherë për qytetarët. Krejt kjo arrihet me vullnet e përkushtim.
Tani po i hyjmë garës, bashkë me Perparim Rama . Garantojmë ndryshimin e madh për qytetin tonë – Prishtinën. Jam shumë i bindur për këtë.
Kemi punuar dhe ideuar shumë projekte të mëdha, për problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë në komunikacionin e Prishtinës, lëvizjen e këmbësorëve e shumë të tjera.

Këto kanë zgjidhje! Vetëm duhet energji dhe dije. Ne kemi vullnetin, dijen dhe s’bashku me ndihmën e juaj, do t’ia dalim.

Çdo peshore mund të gabojë, por ajo e qytetarit është e pagabueshme. Andaj, kësaj rradhe, vota juaj për LDK-në, është votë për ndryshimin që i nevojitet Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Ne jemi gati! Presim përkrahjen tuaj për ndryshimet e mëdha!

Prishtinës para shumë viteve i ka ardhur era bli, ne do t’ja kthejmë madhështinë.

Jam i bindur se qytetarët nuk do ta humbasin këtë shansë!
Na priftë e mbara!
Bashkë ia dalim!
PR4PR ✌