Inxhinieri i ndërtimtarisë, Leotrim Hadërgjonaj i hyn garës për Asamble të Deçanit

Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, në listën zgjedhore të AAK-së për Komunën e Deçanit është edhe Leotrim Hadërgjonaj.

I përgatitur profesionalisht dhe i shkolluar me sukses të lartë, Hadërgjonaj është inxhinier i ndërtimtarisë.

Ai ka mbi 12 vjet përvojë në menaxhimin e ndërtimtarisë, ndërsa shquhet për profesionalizëm dhe përkushtim në punë.

Hadërgjonaj është anëtar i kryesisë së Shoqates së arkitekteve dhe inxhinierëve të ndërtimit në Deçan si dhe një nder anëtarët themelues të saj.

I çertifikuar nga një nder brendet më të njohura të produkteve ndërtimore bashkëkohore ‘Maccaferri’ në shumë trajnime profesionale.