Alban Hyseni

Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan

Në aktivitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Nafels të Zvicrës Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, i ka ftuar afaristët që të vijnë e investojnë në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë pjesë në aktivitetet e Lidhjes së Bizneseve të Diasporës së bashku me Fehmi Fetahun në Nafels të Zvicrës.

“Para bizneseve të diasporës prezantuam mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike”, tha Hyseni.

Kryetari, më tej tha se kanë synim që të tërheqin bizneset e diasporës për investime në Gjilan.

“Shpresoj që këtë vit do të ketë investitorë nga diaspora”, tha Hyseni.

Ai tregoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i një fabrike nê Gjilan me një investim mbi 10 milionë euro dhe do të punësoj mbi 150 punëtorë.

Pos takimeve me afaristët, kryetari ka pasur gjatë fundjavës edhe takime me bashkatdhetarët e komunës tonë qê jetojnë e veprojnë atje./Ballkani.info/