Astrit Gashi gazetar, ka reaguar ndaj të dhënave të Institutit “GAP”, ku njoftohet se investimet kapitale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 janë më të ulëtat në dekadën e fundit.
Gashi ka thënë se kjo statistikë sipas tij, shkarkon të gjithë ministrat dhe se është një paralajmërim i keq për efikasitetin e kryetarëve të komunave, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka thënë se kjo është një arsye që ka rënë fuqia blerëse.
“Dobët, shumë dobët! Prandaj ka rene fuqia blerëse, prandaj ka me pak para ne treg e me pak mirëqenie, ndërkohë qe ka rritje enorme te çmimeve. Kjo statistike, fatkeqësisht shkarkon te gjithë ministrat, ndërsa është një paralajmërim i keq për efikasitetin e Kryetareve te rijnë te Komunave qe kane marre mandatin ne fundvit!”, ka thënë Gashi.







