Intervistimi i Remit pritet të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes

Në mëngjesin e sotëm, ka vazhduar intervistimi i ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Mustafa, i cili ka udhëtuar për në Hagë ditën e Dielë, është intervistuar për rreth shtatë orë ditën e djeshme në Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

Ndërsa sot, intervistimi i dytë ka filluar rreth orës 10:00 dhe ka vazhduar deri në orën 13:00 ku kanë pauzuar për 40 minuta, për tu rikthyer prapë në zyret e Prokurorisë së Specializuar.

Intervistimi i Mustafës, sipas burimeve të KTV-së pritet të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa por as ekipi i tij, nuk kanë pranuar të deklarohen rreth pretendimeve të Prokurorisë Speciale. /Ballkani.info.