Ambasadori kosovar

Intervistimi i Martin Berishajt nga Prokuroria Speciale, interesim i madh i mediave

Një numër i madh i gazetarëve dhe kamermanëve janë duke pritur para objektit të Prokurorisë Speciale, ku po intervistohet Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha.

Pamjet i ka publikuar gastronomi i njohur Arian Henci, në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas televizionit publik, Berishaj po intervistohet që nga ora 08:30.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.