Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, nga Lëvizja Vetëvendosje, është intervistuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale.
Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale, për Gazetën Insajderi ka bërë të ditur se Thaçi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit. Sipas Lutës, Thaçi është intervistuar lidhur me çështje të shpronësimeve në fshatin Shipitullë.
“Mund të konfrimojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi””, ka deklaruar ajo.







