Intervenuan në një aksident trafik në Prishtinë, lëndohen katër policë

Katër zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Prishtinë, gjatë një intervenimi në një rast aksidenti në trafik.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se zyrtarët policorë u lënduan gjatë futjes së situatës nën kontroll dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa shtatë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.