Interi përforcon pozitën e parë në tabelë, mposht Torinon

Kampioni italian Inter ka shënuar sot fitore në ndeshjen kundër Torinos, ku brenda 90’ minutave lojë është shënuar vetëm një gol në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tri pikëve për “Nerazzurët” e shënoi mbrojtësi Denzel Dumfries.

Përmes një asistimi të sulmuesit Edin Dzeko në minutën e 30’ të ndeshjes, Dumfries shënon golin e fitores për skuadrën e tij.

Me pikët e reja, Interi e përforcon vendin e parë në tabelë me gjithsej 46 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Napoli dhe AC Milan.

Në anën tjetër, skuadra e Torinos zë vendin e 11 në tabelë me gjithsej 25 pikë të arkëtuara pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Interit.