Interi me ofertë për yllin shqiptar të Veronas

Marash Kumbulla mund të transferohet tek Interi.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka arritur marrëveshje personale me lojtarin. Kumbulla tek Interi po shihet si zëvendësues i Milan Skriniarit, që pritet të largohet në fund të edicionit.

Drejtuesit e klubit të Interit kanë ofruar shërbimet e njërit prej lojtarëve si Esposito dhe Vergani dhe një shumë parash për mbrojtësin shqiptar.

Për Kumbullën interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Lazio.