Interi i ofron kontratë 3 vjeçare Mullerit

Gazeta gjermane “Kicker” raporton se Interi i ka ofruar kontratë 3-vjeçare Thomas Mullerit për ta bindur që të largohet nga Bayerni.

Sulmuesi gjerman, pjesë e ekipit të parë që nga vitit 2008, nuk po gjen hapësira në formacion dhe e shumë mundësi do të kërkojë një përvojë të re, me shumë mundësi jashtë Gjermanisë, që në janar.

Në garë për shërbimet e 30-vjeçarit është edhe Manchester United, që po kërkon sulmues me eksperiencë për të mbushur boshllëkun e krijuar në fazën e avancuar nga largimi në verë i Lukakut dhe Alexis Sanchezit, tashmë pjesë të Interit.

loading…