Futboll

Interi i Contes e pret Dortmundin në kërkim të fitores së parë në Champions, formacionet

Interi është nikoqir i Borussia Dortmund në San Siro, në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe t’i mbajë gjallë shpresat për njërin prej dy vendeve të para në Grupin F.

Antonio Conte debutoi me Interin në Champions me barazim tronditës kudër Sllavia Pragës në ndeshjen hapëse të grupit, para se të mposhtej nga Barcelona në Camp Nou në ndeshjen e dytë.

Tani, zikaltrit duhet të nxjerrin rezultat pozitiv nga ky takim për t’u barazuar me pikë me Dortmundin dhe Barcelonën.

Dortmundi, ndërkohë, e nisi më mirë sezonin e ri në Champions, duke barazuar në shtëpi me Barcelonën dhe më pas duke e mposhtur Sllavian në udhëtim.

Interi do të jetë pa dyshen Alexis Sanchez dhe Stefano Sensi, ndërsa Dortmundi pa kryesorët Marco Reus dhe Paco Alcacer.

Formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 21:00.

Inter:

Dortmund: