Interi gati të pranojë ofertën e Flamengos për Gabigol

Inter dhe Gabigol do të ndahen përfundimisht.

Sulmuesi 22-vjeçar, golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian pritet të firmosë përfundimisht me ekipin aktual Flamengo ku po shkëlqen si i huazuar dhe po i udhëheq drejt titullit kampion.

Siç shkruajnë në shtypin brazilian, palët janë shumë pranë një akordi prej 22 milionë euro për kartonin e lojtarit ndërsa për zikaltërit do të shkojë edhe një përqindje përfitimi nëse sulmuesi shitet në të ardhmen nga Flamengo.

loading…