Interi gati të largojë një tjetër dështim

Pas Radja Nainggolanit dhe Ivan Perisicit, tek Interi është radha e Joao Marios për të bërë valixhet gati.

Mesfushori portugez nuk është në planet e Contes dhe ndërkohë rëndon edhe në bilancin e klubit me pagën e tij, ndaj i duhet të gjejë një sistemim të ri, që pritet të jetë Sevilla.

Klubi andaluz është më i interesuar për fantazistin dhe oferta e prezantuar është 4 milionë euro për huazimin dhe 16 milionë euro për të drejtën e blerjes ndërkohë që zikaltërit pretendojnë edhe 4-5 milionë euro më shumë.

Palët po negociojnë dhe pritet të eliminojnë diferencat që kanë permes bonuseve të ndryshme e më pas të zyrtarizojnë akordin.

loading…