Interi fiton bindshëm ndaj Bolognas

Interi është kthyer te fitorja të shtunën në Serie A.

Kampioni në fuqi ka mposhtur Bolognan me rezultat të thellë 6:1.

Në pjesën e parë vendasit realizuan tre gola. Në minutën e gjashtë argjentinasi Lautaro Martinez shënoi për 1:0.

Nikoqirët dyfishuan epërsinë në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Milan Skriniar.

Për rezultatin e pjesës së parë prej 3:0 u përkujdes Nicolo Barella.

Në pjesën e dytë zikaltërit shënuan edhe tre gola të tjerë.

Matias Vecino në minutën e 54-të ngriti epërsinë në 4:0. Dy gola e tjerë për Interin i shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, për rezultatin 6:0.

Deri në fund mysafirët, arritën të shënonin me Arthur Theate për rezultatin final 6:1.

Interi pas katër ndeshjeve të para ka 10 pikë në vendin e parë, kurse Bologna ka shtatë sosh.