Interi dhe Milani në garë për Maticin

Edhe pse zyrtarisht merkato është e mbyllur, Milani dhe Interi mund të përplasen sërish për objektiva të përbashkët.

Zikaltërit i rrëmbyen rivalëve mesfushorin Sensi në verë ndërsa tani të dyja klubet po garojnë për Nemanja Matic.

Ky i fundit nuk është më titullar i rregullt te Manchester United dhe mund të afrohet me parameter zero në fund të sezonit aktual.

Lojtari serb i është ofruar të dyja skuadrave dhe është gati të nisë një aventurë të re në Itali ndërsa pengesa e vetme mund të jetë paga e lartë dhe këtu mund të përfitojë Interi që ka më shumë mundësi ekonomike se kuqezinjtë.

loading…