Interesim për të dalur në votime, kjo është rritja e përqindjes nëpër qytete

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Deri më tani vrehet një rritje e trendit për të dalur në votime, kështu ka njoftuar KQZ.

Interesimi i madh për të votuar është vrejtur në shumë qytete të Kosovës duke qenë indikator se gara në mes partive politike do të jetë shumë e ngushtë.

Kështu deri në ora 15 në Prishtinë ka rritje prej +4%, Podujevë (+4.6%), Mitrovicë (+3.2%), Vushtrri (+2.5%), Ferizaj (+1.2%), Pejë (+0.9%), Prizren (+0.8%), Gjakovë (+0.7%) dhe Gjilan (+0.4%). Po ashtu, Skenderaj ka rritje prej 0.3%, Drenasi 2% dhe Klina me 1%.

Qendrat e votimit janë të hapura deri ne ora 19:00. /Ballkani.info/

loading…