Interesim i madh për të përcjell raportimin e Nagavcit, kryetari i Komisionit për Arsim s’i lejon mediet
Kryetari i për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Ardian Gola me arsyetimin për respektim të masave anti-Covid nuk ka lejuar mediet që të përcjellin mbledhjen e këtij Komisioni
Derisa pritej raportimi i ministres së MAShTI, Arbërie Nagavci, në këtë komision, kryetari Gola, ka detyruar mediet ta lirojnë sallën për shkak të masave anti-covid.
Gola, fillimisht tentoi t’i selektonte mediet për ta përcjellë këtë komision, e më pastaj kërkoi që të qëndrojnë vetëm kameramanët.
Kjo gjë nuk u pranua nga mediet, të cilët kërkuan të qëndrojnë të gjithë ose të largohen./EkonomiaOnline/