Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.
Tashmë janë numëruar gjysma e votave të kandidatëve për deputetë.
Ja kush janë kandidatët me të votuar nëpër partitë politike. Nga numërimi i deritashëm, Albin Kurti ka 172,610 vota, Bedri Hamza 79,207 vota, Lumir Abdixhiku 35,579 vota dhe Ramush Haradinaj 18,897 vota.
Në 10shën e parë të AAK-së janë tre gjeneralë të UÇK-së, shkruan Ballkani.info.
Ata janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Agim Çeku dhe Lahi Brahimaj. Po ashtu aty janë edhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj.
Dhjetëshja e AAK-së:
RAMUSH HARADINAJ – 21,077 vota
DAUT HARADINAJ – 12,886 vota
BESNIK TAHIRI – 12,422 vota
BEKË BERISHA –9,424 vota
AGIM ÇEKU – 8,565 vota
TIME KADRIJAJ – 8,302 vota
BURIM RAMADANI – 7,872 vota
ARBER TOLAJ – 7,406 vota
LAHI BRAHIMAJ – 5,398 vota
ALBANA BYTYQI – 5,197 vota







