Inter mposht Sassuolon, Dzeko hero i ndeshjes

Inter ka arritur të marrë tre pikët ditën e sotmë ndaj Sassuolos.

Zikaltërit nuk e kanë patur të thjeshtë ndaj tyre, ku edhe rezultati 1-2 e tregon më së miri këtë gjë. Pas një pjese të parë me pak raste, Inter arrin të kalojë në avantazh në minutën e 44-të me anë të Dzekos, pas një goditje këndi të realizuar nga Asllani, ku më pas topi përfundoi te Dumfries i cili asistoi për Dzekon.

Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim të Asllanit dhe në vendin e tij u fut Mkhitaryan. Frattesi barazoi zikaltërit në minutën e 60-të pas një aksioni tepër të bukur.

Në minutën e 75-të, Mkhytarian dërgon një top të bukur drejt zonës ku boshnjaku Dzeko shënoi përsëri duke kaluar zikaltërit në avantazh edhe njëherë.

Ndeshja ishte e barabartë, por Inter është ai që merr tre pikët duke mposhtur kështu macen e zezë, Sassulon.