Inter është duke punuar për ta transferuar Vidalin

Skuadra italiane e Serie A, Inter janë duke punuar në hije për të transferuar mesfushorin e FC Barcelonës Arturo Vidal

Sipas Tuttosport, kiliani është lidhur gjatë gjithë verës me një largim nga klubi katalunas pas një sezoni jo të mirë të tij.

Besohet se menaxheri i ri i Interit Antonio Conte është një adhurues i madh i Vidal pasi që kishte punuar me të gjatë kohës së tij në Juventus.

Megjithatë, klubi nga Milano para se ta bëj këtë lëvizje duhet të lirohet nga Borja Valero, Joao Mario dhe Radja Nainggolan në mënyrë që ta transferojë ish mesfushorin e Bayern Munichut.

loading…