Inteligjenca britanike: Rusia po përdor grupin Wagner për të përforcuar forcat në vijën e parë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka pohuar se Rusia po përdor grupin ushtarak Wagner në Ukrainë për të përforcuar trupat në vijën e frontit por se humbjet që kanë pësuar ka të ngjarë të ndikojnë në efektivitetin e tyre,  shkruan The Guardian.

“Rusia po përdor grupin Wagner për të përforcuar forcat e vijës së parë dhe për të zbutur mungesat e personelit dhe viktimat. Wagner ka luajtur një rol kryesor në luftimet e fundit, duke përfshirë marrjen në kontroll të Popasna dhe Lysyschansk. Këto luftime i kanë shkaktuar grupit viktima të rënda.

Wagner po ul standardet e rekrutimit,po punëson të dënuar dhe individë të përfshirë më parë në listën e zezë. Për rekrutëve të rinj po u ofrohet një trajnim shumë i kufizuar,” thuhet në deklaratë.

Sipas inteligjencës britanike, kjo do të ndikojë shumë në efektivitetin operacional të grupit në të ardhmen.