Inteligjenca artificiale zgjidh kubin Rubik në 1 sekondë

Një sistem i inteligjencës artificiale krijuar nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë ka zgjidhur kubin Rubik në vetëm një sekondë.

DeepCubeA, siç edhe quhet algoritmi, përfundoi gjëegjëzën 3D e cila mundon njerëzimin që kur u shpik në 1974 në vetëm 1 sekondë.

Hulumtuesit thanë se strategjia për zgjidhjen e kubit Rubik ishte e ndryshe nga ajo që përdorin njerëzit.

Studimi publikuar në revistën Nature Machine Intelligence tha se inteligjencës artificiale ju dhanë 10 miliardë kombinime të ndryshme dhe arriti të gjente të duhurën në 30 lëvizje.

Më pas u testuar në 1,000 raste dhe arriti të zgjidhte të gjithë në rrugën më të shkurtër në 60% të tyre.

Njeriu zakonisht i duhen 50 lëvizje për të zgjidhur kubin Rubik. Sistemi IA ja arriti në 28 lëvizje mesatarisht.

Ky algoritëm kompjuterik nuk është i pari e as më i shpejti që zgjidh një kub Rubik. Instituti Masaçusets i Teknologjisë ka zhvilluar një algoritëm që e bën tre herë më i shpejtë. Por ky sistem nuk përdorte një rrjet neural – sistemi i cili sillet njëlloj si truri i njeriut – po thjeshtë programuar për të zgjidhur kubin Rubik.

Krijimi i sistemeve IA që mund të mësojë vetë për të kapërcyer sfida të ndryshme shihet si hapi i parë i krijimit të një IA që mund të shkojë përtej lojërave dhe të zgjidhë probleme komplekse në botën reale.

loading…