Inteli është i gatshëm ta ulë çmimin e procesorëve për t’u përballur me gjeneratën e tretë të Ryzen

Inteli aktualisht nuk e ka asnjë përgjigje automatike për linjën e procesorëve të gjeneratës së tretë AMD, Ryzen, ndërkohë që nuk planifikohet versioni desktop i procesorit Ice Lake, si dhe produktet që do ta trashëgojnë gjeneratën e nëntë të serisë Coffee Lake. Inteli aktualisht e ka procesorin i9-9900KS, për të cilin aktualisht nuk ekzistojnë çmimi zyrtar dhe as data e publikimit, raporton PCPer.

Sipas DigiTimes, plani i Intelit është t’i ulë çmimet aktuale të linjës së vet të gjeneratës së 9-të për 10-15 për qind dhe të fokusohet më shumë në promovime dhe pakot e produkteve. Fokusi i marketingut të Intelit do të jetë në performancat gaming, për të cilat beson se procesorët e kompanisë do të kenë përparësi në raport me Ryzen.

Procesorët e gjeneratës së tretë të AMD, Ryzen, janë të dizajnuar për t’i shënjestruar procesorët e Intelit dhe ofrojnë performanca të ngjashme për gaming me më shumë bërthama/threade. Inteli nuk deshi t’i komentojë këto pretendime për një ulje potenciale të çmimeve të procesorëve.

loading…