"Hulumtimi"

Instituti i afërt me Vetëvendosjen manipulon sërish me publikun në Kosovë (DOKUMENT)

Mediat sonte e kanë publikuar një “hulumtim” të “Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit” (IFIMES) nga Lubjana.

Ky institut i afërt që gati një dekadë me Lëvizjen Vetëvendosje, sa herë që në Kosovë vërehen përpjekje për krijimin e opinionit publik, gjithmonë shfaqet duke u munduar të krijojë frymë politike pro Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes disa “sondazheve” të publikuara sonte nga mediat elektronike, IFIMES ku deri më tash për bashkëpunëtor të afërt kishte Martin Berishajn, i cili vepron në Lubjanë dhe së fundmi është bërë edhe zyrtarisht pjesë e kryesisë së Vetëvendosjes, ka radhitur këtë subjekt që historikisht e kishte favorizuar si subjekt të dytë, shkruan Ballkani.info.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, IFIMES e kishte vendosur në garë të ngushtë për vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje, por ajo në zgjedhje kishte marrë vetëm 13.59 për qind të votave.

IFIMES gjithmonë është vlerësuar si institut që prodhon raporte manipulative dhe të porositura, por ajo që vërehet në raport me Kosovën, ai gjithmonë është munduar t’i bëjë favore Lëvizjes Vetëvendosje.

Për raportet e saj, si manipuluese dhe politikisht e instrumentalizuar, IFIMES ishte kritikuar shumë edhe në Maqedoni, konkretisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2008.

Ky institut kishte publikuar një anketë shumë të kontestueshme e të përfolur, e cila përpiqej të manipulonte opinionin publik, duke e nxjerrë liderin shqiptar që ishte në pushtet, Menduh Thaçin, më popullor se liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në fund të prillit 2008, IFIMES kishte publikuar një anketë që thoshte se për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ishin deklaruar në favor 14,4 %, ndërsa për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti 12.3%.

http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf

Që ky ishte një studim i porositur u vërtetua në zgjedhjet që u zhvilluan pak javë më vonë, ku BDI doli fituese e zgjedhjeve dhe mori 18 deputetë, ndërkohë që PDSH mori vetëm 11 deputetë.

http://www.electionguide.org/elections/id/1506/

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, i cili gjithmonë anon hapur nga Lëvizja Vetëvendosje, merret edhe me shërbime “konsulence” me pagesë dhe jo vetëm analiza studimore.

http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf

Bashkëpunëtor i afërt me këtë të ashtuquajtur institut, deri vonë ka qenë edhe Martin Berishaj, i cili ka vepruar në Slloveni, por që nga viti 2018 është edhe zyrtarisht anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes.

Vitin e kaluar me këtë institut ishte tallur keq edhe publicisti Enver Robelli, por me të madhe me të tallen edhe mediat kroate, sipas të cilave, ky institut gjithmonë vetëm bën bujë me spekulime dhe asnjëherë nuk ofron analiza serioze.

http://dialogplus.ch/instituti-me-dy-punetore-dhe-me-100-spekulime-ifimes-i-i-lubjanes-nuk-ofron-analiza-serioze-125632