Institucionet vazhdojnë të ngrisin kapacitetet në luftën ndaj Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në emër të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka pranuar donacion një softuer analitik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.

Ky softuer do të jetë një ndihmesë për menaxhimin më të mirë të situatës së shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.

Donacioni u  pranua nga Ushtruesja e detyrës së sekretares së Drita Hasani, e cila e falënderoi UNDP për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë me këtë rast.

Në anën tjetër, Zëvendës Koordinatorja e Programit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Marta Gazideda theksoi se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përballimit sa më të mirë të pandemisë së koronavirusit.