Mëngjesin e sotëm është mbajtur një takim i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë.

Ky takim është iniciuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,

Theksi kryesor i takimit ka qenë publikimi i një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e cila pretendon se në të shihen tre ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Mësohet se të gjitha institucionet e drejtësisë janë marrë vesh që kjo fotografi të hetohet.

Në anën tjetër është deputetja Brovina që tash e një orë është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.