Instagram

Instagrami synon t’ua bëjë më të vështirë përdorimin mashtruesve me “shantazhe seksuale”

Instagrami po synon t’ua bëjë më të vështirë përdorimin mashtruesve dhe kriminelëve të mundshëm që t’i detyrojnë adoleshentët të dërgojnë foto nudo dhe t’i zhvatin për para, pra t’i shantathojnë, shkruan CNN.

Instagrami do të fillojë testimin e mjeteve të reja brenda javësh për të luftuar “sextortionin”.

Kompania njoftoi të enjten se po teston veçori të reja për të parandaluar një rritje alarmante të quajtur seksi financiar, e cila shpesh ka në synim fëmijët dhe adoleshentët. Pasi të dërgohen imazhet nudo, mashtruesit pretendojnë se do t’i postojnë ato në internet, qoftë në faqe publike ose në media ku miqtë e tyre do t’i shohin, përveç nëse viktimat dërgojnë para ose karta dhuratë.

Në javët e ardhshme, Instagram tha se do të nisë shpërndarjen e përditësimeve të reja.

Përditësimet përfshijnë “mbrojtjen nga lakuriqësia”, e cila do të turbullojë fotot nudo në mesazhet e drejtpërdrejta. Do të aktivizohet si parazgjedhje për moshat nën 18 vjeç.

“Është një krim vërtet i tmerrshëm që i bën njerëzit të ndihen të vetmuar dhe të turpëruar”, tha për CNN Antigone Davis, drejtoresha e Metës për sigurinë globale.

“Është e dokumentuar mirë se krimi po rritet dhe kjo është një nga arsyet që ne duam të dalim përpara dhe të sigurohemi që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që po bëjmë, ndërsa ne vazhdimisht evoluojmë mjetet tona”, tha tutje ajo.

Shpërndarja jo konsensuale e imazheve nudo ka qenë një problem prej vitesh, zakonisht mes njerëzve që kërkojnë hakmarrje ndaj viktimave që i njohin personalisht. Por FBI kohët e fundit tha se ka parë një rritje të rasteve nga të huajt, të nisura shpesh nga mashtruesit jashtë shtetit. Në disa raste, sekstortimi ka rezultuar në vetëvrasje.

Mjetet më të fundit të Meta-s bazohen në veçoritë ekzistuese të Meta-s, të lidhura me sigurinë e adoleshentëve, duke përfshirë cilësimet strikte që parandalojnë mesazhet midis llogarive që nuk janë të lidhura, një rritje në njoftimet e sigurisë dhe një opsion për të raportuar “direkt në mesazh” që kërcënojnë të ndajnë ose të kërkojnë imazhe intime./Reporteri.net/.