Snapchati

Instagrami dhe Facebooku bëjnë një ndryshim të përbashkët, e sfidojnë Snapchatin

Tash e tutje, përdoruesit e Instagramit dhe ata të Facebookut mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ky ndryshim vjen bashkërisht nga të dy aplikacionet dhe mundëson që bisedat të zhvillohet nëpërmjet dy rrjeteve sociale.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë se ku marrin mesazhe dhe thirrje – në bisedat e tyre, përmes kërkesave për mesazhe, ose të çaktivizojnë plotësisht funksionin.

Po ashtu, përdoruesit e Instagramit do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje video me përdoruesit e Messenger’it dhe anasjelltas.

Ndryshimi do të thotë që mesazhet e Instagram’it do të marrin veçori të shumta tashmë të disponueshme për përdoruesit e Messenger’it, përfshirë një modalitet ku mesazhet do të zhduken pas dërgimit, të ngjashme me Snapchat, personalizimin e mesazheve me ngjyra dhe përcjelljen e shpejtë.

Reagimet e personalizuara të emoji-ve, efektet e mesazheve të animuara, përgjigjet e shënjestruara dhe ngjitësit e selfive janë ndër tiparet e tjera që vijnë në platformë.