Instagram po përdor forma të reja për të zbuluar ngacmimet

Instagram po përdor mjete të reja për të luftuar ngacmimin në profile të ndryshme, transmeton Ballkani.info

Një zëdhënës i Instagram ka thënë se përmes klasifikuesit të ngacmimit do të zbulojnë ”sulmet ndaj pamjes ose karakterit të një personi, si dhe kërcënimet për mirëqenien ose shëndetin e një personi” në një foto.

”Ky ndryshim do të na ndihmojë të identifikojmë dhe të heqim ndjeshëm më shumë ngacmime – dhe është një hap tjetër i rëndësishëm pasi shumë njerëz që përjetojnë ose vëzhgojnë ngacmimin nuk e raportojnë atë,” shpjegoi kreu i ri i Instagram, Adam Mosseri.

”Kjo gjithashtu do të na ndihmojë të mbrojmë anëtarët tanë më të rinj pasi që adoleshentët përjetojnë norma më të larta të ngacmimit onlie se të tjerët.”

Instagram gjithashtu do të nxjerrë një filtër komentimi ngacmimi në videot LIVE, të cilat tashmë i ka bërë për seksionin Feed, Explore dhe Profile. /Ballkani.info/