Rrjeti Social

Instagram do të kërkojë verifikimin e identitetit përmes kartave të identitetit dhe patentave

Instagram do tu kërkojë llogarive të dyshimta të verifikojnë identitetin e tyre duke përdorur një kartë identiteti.

Politika e re do të aplikohet mbi llogaritë të cilat kanë sjellje jo autentike. Nëse një llogari e tillë nuk verifikon identitetin, atëherë rrezikon të mbyllet ose ti reduktohet shtrirja në platformë.

E thënë ndryshe postimet do tu shfaqen më pak ndjekësve. Përveç kartave të identitetit apo patentave, llogaritë e dyshimta mund të verifikojnë identitetin e tyre dhe përmes postës, llogarive bankare apo kartave të kreditit.

Lëvizja për të verifikuar identitetet e llogarive vjen pak muaj përpara se të mbahen zgjedhjet presidenciale Amerikane. Rrjeti social Facebook që ka në pronësi Instagram është akuzuar prej kohësh për përhapje të lajmeve të rreme.

Ndërsa Instagram ka vuajtur me numrat e rremë të ndjekësve, pëlqimeve të manipuluara dhe komenteve robotike gjeneruar nga aplikacione të palëve të treta apo botëve në platformë.