Rrjeti social

Instagram do të bllokoj përmbajtjet që promovojnë dieta, për përdoruesit nën 18 vjeç

Instagram është një platformë mjaft e njohur për ndarjen e imazheve.

Sidoqoftë, përmbajtja ndaj të cilës jemi të ekspozuar ndikon tek ne – na bën të lumtur ose të trishtuar për ndonjë arsye.

Pra, është e rëndësishme të rregulloni përmbajtjen në Instagram, veçanërisht për përdoruesit nën moshën 18 vjeç.

BuzzFeed raportoi se të mërkurën Instagram njoftoi një politikë të re që do të rregullojë përmbajtjen për përdoruesit në këtë grupmoshë.

Kufizimi ka për qëllim postimet që promovojnë humbje peshe ose dietë në çfarëdo mënyre.

Me fjalë të tjera, çdo gjë që promovon një produkt me një çmim do të bllokohet, potencialisht.

Përveç Instagram-it, kjo politikë do të zbatohet edhe për Facebook.

Ryan Broderick (një reporter për BuzzFeed News) vuri re këtë ndryshim në veprim.

Në një deklaratë të menaxheres të politikave publike në Instagram, Emma Collins, përmendi se këto ndryshime janë duke u bërë për të trajtuar metodat e marketingut ‘Influencer’ në platformë.

Për më shumë, Collins gjithashtu shpjegoi se ata duan që Instagram të jetë një platformë pozitiv.

loading…