Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Inspektoriati i Tregut, ka kthyer sot mbrapsht një ngarkesë me birra në terminalin doganor të Mitrovicës.

Lajmi.net merr vesh se kjo ka ndodhur pasi ngarkesa nuk iu ka referuar Kosovës si shtet dhe nuk ka pasur deklaracion të mallit në gjuhën shqipe.

Kjo vjen pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë se asnjë mall i cili nuk i referohet Kosovës si shtet nuk do të hyjë brenda vendit.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i ka vendosur taksë prej 100 për qind të gjitha mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pas vendimit, ka pasur ulje drastike të mallrave serbe të cilat kanë hyrë në Kosovë.