Inspektori serb që zbuloi aferën e drogës ku përfshihet edhe Vuçiq, në rrezik që të vritet

Maja Bjelos nga Forumi i Sigurisë në Beograd ka thënë se një inspektor policie në Serbi me emrin Slobodan Milenkovic ka zbuluar një rrjet të distribuimit të drogës që përfshin presidentin Vuçiq dhe vëllain e tij.

Sipas ekspertes së sigurisë, Bjelos, në Serbi po diskutohet ekzekutimi i mundshme i këtij inspektori policor.

“Tema kryesore në Serbi është ekzekutimi i mundshëm i inspektorit të policisë i cili zbuloi se presidenti serb dhe vëllai i tij janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar. ministra, oficerë të ushtrisë dhe inteligjencës dhe kriminelë”, ka shkruar ajo.