Në mëngjesin e së mërkures Inspekcioni në komunën e Prishtinës ka filluar me gjobitje e konfiskim targash të automjeteve për shkelësit e ligjit.
Një aksion i tillë ka pasur edhe dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas drejtorit të Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, aksioni do të vazhdoj edhe sot për lirimin e hapësirave të dedikuara për autobusë.
Ky aksion është duke u zhvilluar momentalisht te Rrethi i Spitalit.







