Inspekcioni ndërhyn te hoteli i Behgjet Pacollit, largohet tarraca nga sheshi

Tarraca e fundit që ka mbetur e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës është larguar sot, ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit.

Tarraca ndodhej ngjitur me hotelin e Behgjet Pacollit, ky i fundit deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, pala fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur pa leje ne sheshin qendror të Prishtinës, sipas afatit të dhënë nga Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në njoftim.