Inspekcioni me aksion sot në Pallatin e Rinisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, me datë 8 korrik, duke filluar nga ora 08:30, Drejtoria e Inspekcionit do të zhvillojë një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.

Këtë aksion të Drejtorisë së Inspekcionit do ta vëzhgojë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, meqë largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vet Kryetarit.

“Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij, po punojnë me përkushtim në ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.