Inspekcioni gjobit PDK-në me 2 mijë euro për thyerje të masave anti-COVID

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.

“Askush mbi ligjin!” ka shkruar ai.

Gjoba është shqiptuar për tubimin në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.

Më parë ishin dënuar edhe partitë tjera si LDK, AAK e Nisma.

Postimi i plotë i Tahirit:

Askush mbi ligjin!

Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave.