Inskenimi i plotë. Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë VIDEO

Në kafene “Panda” në Pejë që ndodhej përballë gjimnazit “Bedri Pejani”, pasditen tragjike të 14 dhjetorit 1998, si zakonisht ishin mbledhur disa të rinj. Ata po konsumonin pijet e tyre të zakonshme dhe po luanin me letra….

Dy prej të rinjve që ndodheshin brenda në lokal, largohen duke lënë derën e jashtme të hapur. Ky është momenti, kur dy persona të veshur me të zeza, zbritën nga makina dhe u afruan pranë Kafe “Panda”.

Me tu futur në lokal, pa thënë asnjë fjalë, agresorët hapën zjarr me armë automatike në shënjestër të hapur.

U deshën vetëm 30 sekonda dhe 60 plumba për të shkaktuar një tragjedi me 6 të viktima, shumica nën 18-vjeç.

Për krimin në “Panda” fillimisht u akuzuan shqiptarët, por vite më vonë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e pranoi se atë e bënë serbët, strukturat shtetërore serbe të asaj kohe.