“Panda”

Inskenim i plotë: Kështu ndodhi rasti “Panda” në Pejë – 60 plumba për 30 sekonda

Në kafene “Panda”, që ndodhej përballë gjimnazit “Sveti Sava”, pasditen tragjike të 14 dhjetorit 1998, si zakonisht ishin mbledhur disa të rinj. Ata po konsumonin pijet e tyre të zakonshme dhe po luanin me letra….

Dy prej të rinjve që ndodheshin brenda në lokal, largohen duke lënë derën e jashtme të hapur. Ky është momenti, kur dy persona të veshur me të zeza, zbritën nga makina dhe u afruan pranë Kafe “Panda”.

Me t’u futur në lokal, pa thënë asnjë fjalë, agresorët hapën zjarr me armë automatike në shënjestër të hapur.

U deshën vetëm 30 sekonda dhe 60 plumba për të shkaktuar një tragjedi me 6 të viktima, shumica nën 18-vjeç.

https://www.facebook.com/273113633523949/videos/763971094195052