Ushtruesi i detyrës si kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se VV-ja e ka ngritur mocionin për mosbesim, dhe ata duhet të jenë seriozë e t’i bëjnë ftesë PDK-së.

“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj qeverie, duhet të na bëj ftesë serioze, ata e kanë nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është i kristaltë”, ka vlerësuar Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja janë të gatshëm për t’u marrë vesh me Isa Mustafën.

“Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim, vetëm me zotin Mustafa për neve është partner, ne jemi opozitë ata janë qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president, dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, u shpreh ai para mediave.