Insiston Ajazi: Lladrovci do të jetë pjesë e ekipit tim fitues

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati i kësaj partie për Drenas do të jetë Ramiz Lladrovci ani se dega e partisë e ka nominuar Driton Ajazin.

Ky i fundit megjithatë insiston se kryesia qendrore do ta marrë për bazë kandidaturën e tij. Madje, Ajazi është i bindur se kryetari aktual i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, do të jetë pjesë e ekipit të tij të fitores.

“PDK pas procesit zgjedhor më 14 shkurt e mori një mesazh nga votuesit e saj. Këto diskutime kanë qenë para zgjedhjeve të mbajtura dhe PDK-ja e mori një mesazh se qytetarët duan figura të reja për t’iu prirë proceseve dhe për këtë arsye Dega e PDK-së në Drenas më nominoi mua”, është shprehur Ajazi për Klankosova.tv.