Inkurajohet nga të gjithë, megjithëse qante mblodhi forcat dhe kreu provimin në karate (Video)

Në provimin përfundimtar të një etape në karate, për të marrë shiritin, një fëmijë i quajtur Phenix nuk e kishte fuqinë e duhur dhe dështonte ta kryente provimin.

Megjithëse qante, gjashtëvjeçari i inkurajuar nga të gjithë, mblodhi forcat dhe e theu me këmbë dërrasën që e mbante instruktori i asaj shkolle në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

“Kur në fillim nuk ke sukses, provo, provo përsëri” ka qenë shënimi që e shoqëronte pamjet mbresëlënëse, teksa në sfond të gjithë e thërrisnin emrin e tij.

Instruktori dhe bashkëmoshatarët e tij janë lavdëruar për përkrahjen, për dallim prej rasteve kur ata që janë më të dobët zakonisht nuk ndihmohen.