“Iniciativa e Kievit,” Ukraina njofton nismën e re për të forcuar lidhjet me vendet e Evropës Lindore

Ukraina ka njoftuar sot një iniciativë të re të vendosur për të përforcuar lidhjet e saj me vendet e Evropës Lindore dhe ato Baltike. Lajmin e bëri të ditur Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

“Sot u themelua një format i ri diplomatik dhe i sigurisë, ‘Iniciativa e Kievit’. Fqinjët evropianë të Ukrainës tashmë po marrin pjesë në punimet e saj. Këto janë Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe shtetet baltike. Do të përfshijmë gradualisht edhe vende të tjera. Në formatin “Nisma e Kievit”, puna zhvillohet në nivel të këshilltarëve të politikës së jashtme të krerëve të shteteve”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas e përshkroi nismën si “një linjë shumë premtuese të punës së tyre në drejtimin euroatlantik”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të shtojnë një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke thënë se “sa më i gjatë të jetë intervali midis paketave të sanksioneve, aq më i madh është guximi i Rusisë”.

Në fjalimin e tij, Zelensky njoftoi gjithashtu se operacionet e kërkimit kanë përfunduar pas një sulmi rus kundër një ndërtese banimi në Kharkiv javën e kaluar. /abcnews.al/