Sonte në Deçan është hapur zyrtarisht fushata e Iniciativës “Demokracia”.
Kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj, tha se ky është vetëm fillimi i një rruge të re për komunën e Deçanit.
Sipas tij me energji, vizion dhe besim në ndryshim, kjo iniciativë e re politike do të bëjë ndryshimin në Deçan.







