Tabloidi beogradas Informer, i afërt me Aleksandar Vuçiqin, shkruan se “është duke u zhvilluar një sulm i përgjithshëm i mediave manjate nën kontrollin e Dragan Gjilasit kundër Aleksandar Vuçiqit”, i cili duhet të “rezultojë në vrasjen e Presidentit të Serbisë dhe familjes së tij”, raporton Slobodna Bosna.
Informer shkruan se “përgatitja mediatike dhe themeli për skenarin e errët filloi me transmetimin e një dokumentari të paturpshëm në televizionin N1, i cili vë në shënjestër kokën e Presidentit të Serbisë dhe e akuzon atë për gjëra që nuk kanë lidhje me atë”, transmeton Ballkani.info.
“Sipas demagogëve te N1, Vuçiq është fajtor për konfliktin mes Vojisllav Sheshelit dhe studentëve nga fillimi i viteve nëntëdhjetë (kur ai nuk ishte në politikë), për vrasjen e Slavko Çuruvija (e demantuar kohë më parë) dhe thëniet e vjetra se si Vuçiq dyshohet se u gëzua kur u vra ish-kryeministri serb Zoran Gjinxhiq (një tjetër gënjeshtër), dhe se si ai mbajti një snajper mbi Sarajevë (Vuçiq vetë tregoi një foto të tij duke mbajtur një trekëmbësh kamere), si dhe akuzat se ai ishte i përfshirë në krim (për të cilën nuk ka prova apo dëshmitarë)”, shkruan Informer, transmeton Slobodna Bosna.
Tabloidi më tej thekson se “sulmuesit e propagandës së Gjilas dhe Sholak fajësuan kreun e shtetit për fitoren e zgjedhjeve dhe fajësuan atë për faktin se listat zgjedhore janë emëruar me emrin e tij”.
“E gjithë kjo paraqitet si gazetari profesionale dhe objektive, por në fakt është një fushatë e pistë e politikanëve të dëshpëruar që kanë nuhatur kolltuqe dhe kanë paguar një tjetër në një seri filmash të bazuar në fantashkencë. TV N1 i Sholakut, Gjilasit, manjatit, ashtu si të gjitha mediat e tjera të shumta të tyre të urrejtjes në këto zgjedhje, në këtë fushatë zgjedhore janë në krye të dezinformatave, si dhe fushatës më të ndyrë në historinë e re të Serbisë”, shkruan Informer në fund të tekstit paraqet një tezë tronditëse se ky sulm ndaj Vuçiqit “duhet të rezultojë në vrasjen e tij dhe me vrasjen e familjes së tij”, transmeton Slobodna Bosna. /Ballkani.info/







