Çmimet e konsumit në Kosovë gjatë vitit 2025 janë rritur mesatarisht për 3.9 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin dhjetor 2025 ishte më i lartë për 5.3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, ndërsa inflacioni mujor në dhjetor shënoi rritje prej 0.7 për qind krahasuar me nëntorin. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vitin 2025 ishte më i lartë mesatarisht për 3.9 për qind krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftim.







